Ekonomi

SHBA do të jetë në recesion deri në qershor

SHBA ndodhet tashmë në recesion dhe në këtë situatë ekonomike do të mbetet deri në gjysmën e parë të këtij viti. Ky ka qenë përfundimi sipas një survejimi që ka marrë mendimet e 45 ekonomistëve të ndryshëm në Amerikë.

Survejimi është realizuar nga Shoqata Kombëtare për Ekonomiksin e Biznesit (shkurt NABE, National Association for Business Economics) dhe në të pohohet se do të ketë një recesion të theksuar e të shkurtër përgjatë gjysmës së vitit 2020 teksa pandemia e koronavirusit vazhdon të kufizojë në masë aktivitetin ekonomik vendas.

Rritja ekonomike ka rënë me 2.4% gjatë tremujorit të parë sipas përllogaritjes të bërë nga NABE dhe papunësia pritet të kapë nivelin prej 12% gjatë gjysmës së vitit, që do të thotë se rreth 4.58 milionë vende pune mund të humben gjatë tre mujorit të dyte.

Humbja e vendeve të punës do t'u japë një goditje të fuqishme shpenzimeve, të cilat historikisht kanë qenë një nga shtytësit kryesorë të ekonomisë amerikane. Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë afro 70% të rritjes ekonomike.

Pavarësisht rënies së shpejtë ekonomike, ekonomistët janë optimistë se ekonomia do ta marrë veten në gjysmën e dytë të vitit 2020 e mendohet që ekonomia të rritet me një normë prej 6% deri në fund të vitit.

“Parashikimet e ndryshme sygjerojnë se kushtet do të përmirësohen nga fundi i vitit falë mbështetjes të marrë prej stimujve agresivë fiskalë e monetarë nga qeveria e Banka Qendrore”, shprehet presidentja e NABE, Constance Hunter.

Rezerva Federale ka dhënë njoftimin për shtypin të enjten nxjerrjen e paketës shtesë financiare me vlerë prej $ 2.3 bilionë në ndihmë të bizneseve të vegjël e konsumatorëve në formën e kredive. Kjo lëvizje vjen pas disa programeve të tjera që banka qëndrore ka ndërmarrë për nxitjen e kredimarrjes nga shoqëria amerikane dhe reduktimit të normave të interesave në zero në përpjekje për të ngritur ekonominë amerikane./CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë