Shendet

SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Shqipërisë thuajse 1 milion dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

 Gjatë fjalës së saj ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka deklaruar se SHBA-ja përkujdeset për popullin shqiptar duke risjellë edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.”

 Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë