Shkencë

SHBA dhe Europa bëhen bashkë për të minimizuar stuhitë diellore

Britania e Madhe, SHBA dhe Evropa do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sistem të ri në hapsirë që do të mbrojë austronautët, satelitët dhe Tokën nga stuhitë diellore, të cilat na kanë treguar se mund të jenë shkatërruese.
Hulumtuesit po zhvillojnë një instrument që do të dërgohet në hapësirë për të monitruar erën diellore dhe plazmën në fushën magnetike. Instrumenti do të shërbejë si një analizues i plazmës dhe do të japë paralajmërime të herë pas hershme për motin e pa shmangshëm dhe të dëmshëm.
"Moti në hapsirë ka potencial që herë pas herë të shaktojë dëmtime në infrastrukturësn satelitore dhe tokësore, prandaj është e domosdoshme që të ndërmaarim hapa për të zbutur këtë kërcënim, duke përmirësuar aftësinë tonë për të parashikuar aktivitetin ekstrem diellor," tha Graham Turnock, drejtori i përgjithshëm në Agjencinë Hapësinore të Britanisë së Madhe.
Në përgjithësi njerëzit jashtë shkencës nuk janë të vetëdijshëm, për dëmet që mund të shkaktojë një stuhi diellore. Ndërkohë që shkencëtarët e cilësojnë këtë fenomen tepër të rrezikshëm dhe duke marrë parasysh dëmet, që kanë shkaktuar stuhitë diellore, lindi nevoja për të ndërtuar instrumentin e ri, i cili sipas shkencëtarëve është i domosdoshëm.

Moti hapësinor ka shkaktuar dhe më parë probleme, duke dëmtuar teknologjinë dhe shkaktuar ndryshime të dukshme. Ngjarja më dramatike dhe famëkeqe ka qenë ajo e Carrington në vitit 1859, që shkaktoi një prej stuhive gjeomagnetike më të këqia. Për ta kuptuar ekspertë thonë se nëse do të kishte ndodhur sot, pjesa më e madhe e teknologjisë së komunikimit, do të ishte shkatërruar.
Nëse një ngjarje e tillë do të godiste tokën, ajo do të ndalte funksionimin e satelitëve, prishte sistemet e GPS dhe ndalte fluturimin e avionëve. Mund të shkaktonte edhe probleme më kohëgjatë, si fshirjen e të dhënave nga kujtesa e kompjuterëve.
Ekspertët përshkruajnë se një ngjarje e tillë, mund të kishte ndodhur përsëri në vitin 2012, por për shkak të përplasjes së grimcave me një anije kozmike, nuk ndodhi asgjë.
"Nëse shpërthimi do të kishte ndodhur vetëm një javë më parë, Toka do të digjej," deklaroi aso kohe Daniel Baker, një shkencëtar në universitetin e Kolorados.
Turnock, u shpreh se sistemi i ri do të minimizonte stuhitë diellore dhe do të "mbronte" Tokën ndaj luhatjeve të ndryshme të motit në hapsirë, ndërsa Agjensia Europiane e Hapsirës, ka shpenzuar një fond prej 8 milionë eurosh për të të zhvilluar projektin. Hulumtuesit në Laboratorin e Shkencës Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillojnë instrumentin së bashku me ESA-n. Gjithashtu, pjesë e këtij projekti do të jenë edhe shkencëtarët e NASA-s dhe përfaqësues të Administratës Kombëtarë të Oqeanisë dhe Atmosferës në SHBA. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë