Lajme

SHBA, çifti shqiptar humb jetën pasi hidhen nga apartamenti i tyre në Nju Jork

Gazeta Si - Një çift bashkëshortësh shqiptarë në SHBA, kanë humbur jetën, pasi dyshohet se janë hedhur kati i gjashtë i banesës në të cilën jetonin në Nju Jork

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen Bronks, ndërsa mediat amerikane raportojnë se Florind Belliu 35 vjeç dhe Ornela Belliu 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasëm të ndërtesës ku banonin  rreth orës 9:15 të mëngjesit.

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur, 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në Nju Jork për një jetë më të mire në SHBA, por nuk kishin marrë ende dokumente për leje qëndrimi të rregullta.

Florind Belliu ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike. Ekspertët po hetojnë të gjitha pistat e mundshme të ngjarjes për të përcaktuar nëse ishte një akt vetvrasës apo incident.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore.

Një grua e moshuar, që besohet të jetë nëna e të vdekurit, u rrëzua në trotuarin e nxehtë përpara ndërtesës dhe vajtoi pasi u tha se askush nuk mbijetoi, thanë dëshmitarët.

Fqinjët u përpoqën ta ngushëllonin gruan, por ajo nuk mund të qetësohej, tha një fqinj.

"Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë", tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

I riu, "mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor", që nxiti incidentin, tha një burim policor për “New York Post”. Sipas dëshmive të fqinjëve, 35 vjeçari ishte shfaqur i zemëruar të premten.

"Dëgjova disa zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa", tha një banor i habitur nga ngjarja në ndërtesën “Cruger Avenue”.

Viktimat ishin një çift i qetë, tha ai, duke shtuar se zakonisht i shihte duke shëtitur.

Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre. 35-vjeçari më 6 gusht, ditë në të cilën humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij kishte ditëlindjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë