Politike

SHBA: Boll me pazare për reformën në drejtësi!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u tregua e drejtpërdrejtë duke paralajmëruar të gjithë klasën politike shqiptare se me reformën në drejtësi dhe me reformën zgjedhore “nuk mund të bëjë lojëra”.

Kim tha se mesazhi saj është shumë i qartë, se SHBA kërkon të njëjtën gjë që kërkon populli shqiptar, një aleate më të fortë dhe më të aftë dhe pjesë e familjes europiane.

“Nuk mund të jeni pjesë e kësaj familje pa një reformë zgjedhore dhe pa një reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë, lojëra e pazar. Janë domosdoshmëri. Ka ardhur koha të reshtni së bëri pazare. Është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore, sikurse udhëheqësit u kanë premtuar popullit shqiptar", deklaroi Ambasadorja Yuri Kim.

Kjo deklaratë e kryediplomates amerikane në Tiranë u bë pas një takimi që ajo pati në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që është goditur nga skandali i Luan Dacit, që akuzohet për falsifikim dokumentacioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë