Sociale

Shahini: Udhëzues i ri për mësimin nga shtëpia

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar një udhëzues të ri për mësimin nga shtëpia, në të cilin janë bërë ndryshime nga udhëzuesi fillestar, për nxënësit, për mësuesit dhe për prindërit.
Sipas njoftimit të saj, qëllimi i udhëzuesit është të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit nga shtëpia, përtej fazës fillestare dy javore. Në këtë udhëzues janë modele testesh për provimet kombëtare, platforma online, si dhe video tutoriale, të cilat mbështesin mësuesit në punën e tyre.

Në këtë dokument, udhëzohen drejtoritë vendore të zyrës arsimore që të përshtatin mësimin në kushtet e shtëpisë në varësi të specifikave të zonës së tyre. Ndërsa për drejtorët thuhet se duhet të përcaktojnë orare të përshtatshme për prindërit që të transmetojnë mësimet, në mënyrë që prindërit të mos të jenë të angazhuar gjithë ditën. Gjithashtu, të krijojnë një plan të veçantë për mësimdhënien e nxënësve maturantë.
Për sa u përket mësuesve, udhëzimi përshkruan se, mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani. Më tej udhëzimi parashikon organizimin e orarit të mësimit në kushtet e shtëpisë dhe komunikim online.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë