Sociale

Shahini: MASR ka rol minimal në zgjedhjet e universiteteve

Në interpelancë parlamentare Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, u shpreh se roli i Ministrisë në zgjedhjen e autoriteteve dhe organeve drejtuese në universitete është minimal dhe shteti ka për dëtyrë të sigurojë autonominë universiteteve.

  “Roli gati ceremonial i caktimit të datës së zgjedhjeve i është deleguar Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vetë IAL-të përmes rregulloreve të zgjedhjeve. Edhe caktimi i datës 30 korrik është kërkesë e vetë IAL-ve. Në fund të qershorit, rektorët e universiteteve publike më shprehën pamundësinë për të vijuar normalisht punën në IAL, pasi mandatet e tyre u kishin skaduar. Këtë na e konfirmuan edhe studentët e shumtë që nuk merrnin shërbimet e duhura për shkak të skadimit të mandateve të udhëheqësve,” deklaroi Ministja.

Më tej Shahini  i bëri  thirrje të gjithë zgjedhësve - pedagogëve dhe studentëve - që të votojnë kandidatët më të mirë,  sepse sipas saj vetëm kështu do  IAL-të do të drejtohen nga njerëz me integritet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë