Shendet

Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjeve të stomakut

Sipas një studimi të ri, një opsion trajtimi për dispepsi (dhimbje stomaku) mund të jetë shafrani i indisë.

Studimi, i botuar të hënën në revistën mjekësore BMJ, krahasoi se si më shumë se 150 njerëz me dispepsi, iu përgjigjën pozitivisht trajtimit me ilaçin Omeprazol dhe shafranin e indisë.

Omeprazoli është një ilaç i zakonshëm që përdoret për të trajtuar disa probleme të zemrës dhe ezofagut duke reduktuar acidin në stomak, sipas klinikës Mayo.

“Përveç qëllimeve anti-inflamatore dhe antioksiduese, shafrani i Indisë mund të jetë një opsion për trajtimin e dispepsisë me efikasitet të krahasueshëm me omeprazolin”, tha autori kryesor i studimit Dr. Krit Pongpirul, profesor në Universitetin Chulalongkorn në Bangkok, Tajlandë.

Shafrani i Indisë është përdorur nga njerëzit në Azinë Juglindore për të trajtuar problemet në stomak dhe probleme të tjera inflamatore. Përdorimi i tij mjekësor daton qindra vjet më parë, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë.

Në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i tij kryesor ka qenë si një shtesë diete anti-inflamatore dhe antioksiduese për të lehtësuar osteoartritin dhe sindromën e zorrës së irrituar, shtoi ai.

Por kjo është prova e parë klinike që krahason drejtpërdrejt shafranin e Indisë me omeprazolin në trajtimin e dispepsisë.

Përbërja e shafranit është studiuar për një sërë të mirash që sjell, duke përfshirë edhe problemet me zorrët dhe artritin.

A duhet të shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj për tretje më të mirë? Flisni fillimisht me mjekun tuaj, thonë studiuesit.

“Është e rëndësishme të siguroheni që shafrani i Indisë të mos ndërveprojë keq me ndonjë nga medikamentet e tjera që merrni”.

Por, shafrani i Indisë konsiderohet në përgjithësi i sigurt nëse konsumohet në sasi që zakonisht gjendet në ushqime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë