Futboll

Sfidë e zjarrtë në Paris, Roma tenton të përsërisë sezonin e shkuar

Pas surprizave të mëdha që dhuruan dy ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve në Uefa Champions League, ku janë larguar kampionët në fuqi të Real Madrid dhe gjermanët e Dortmund, kjo e mërkurë rezervon të tjera surpriza të mëdha. Në fushë zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian. PSG pas fitores 0-2 në “Old Traford” do të kërkojë në shtëpi që ruaj rezultatin dhe të avancojë në raundin tjetër. Të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Roma me Porton, të cilën e mundi në ndeshjen e parë me rezultatin 1-2.

Në “Parkun e Princërve” pritet të luhet një nga ndeshjet më të bukura të këtij raundi në Ligën e Kampionëve. Junajtid i Solskajer u shokua nga humbja 0-2 në shtëpi nga yjet parizien me Mbape në krye, por rezultati i ndeshjes së parë nuk do të thotë se “djajtë” janë dorëzuar. Të mësuar me përmbysje të mëdha në këtë kompeticion, Mançester Junajtid do të kërkojë të përsërisë historinë edhe pse duket një mision i pamundur, për shkak të mungesave të mëdha, por edhe të ekipit që ka përballë. PSG është një nga skuadrat me sulmin më të frikshëm dhe e aftë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Roma e shkatërruar dhe jashtë çdo lloj objektivi në kampionat, si të e vetmen shpresë shikon Ligën e Kampionëve. Synimi është që të përsëritet sezoni fantastik i vitit të shkuar, ku romanët arritën të shkojnë deri në gjysmë finale dhe kalimi i Portos si fillim, duket një mision i thjeshtë. Fitorja në ndeshjen e parë në “O’Dragao” është një avantazh shumë i madh për djemtë e Di Françeskos, por nuk është shumë premtues pasi mjafton një gol i portugezëve në Romë dhe çdo gjë do të komplikohej. Ndeshja pritet të jetë shumë agresive dhe me stil sulmues, siç të dy ekipet preferojnë të luajnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë