Futboll

Sfidat e kthimit në Europa League, pak probleme për të mëdhatë

Mbrëmja e kësaj të enjte rikthen sfidat e dyta të Ligës së Europës në fazën e 1/16-ve. Me rezultatet e së enjtes së një javë më parë, këto përballje kthimi në pjesën e tyre më të madhe shikohen thjesht si formalitet. Çelsi, Arsenali, Interi, Napoli, Valencia, Leverkusen dhe gjithë të mëdhatë e tjera në këtë kompeticion pas rezultateve në ndeshjet e para do të kërkojnë këtë të enjte që ta mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit për në raundin tjetër.

Inter do të presë në shtëpi Rapidin e Vjenës, me objektivin e vetëm për të prerë biletën për në fazën tjetër. Me fitoren 0-1 në ndeshjen e parë, në Milano parashikohet të jetë më e lehtë për zikaltërit, por gjithsesi do duhet të jenë të vëmendshëm, pasi austriakët e treguan se mund të jenë të rrezikshëm.

Për Napolin pritet të jetë më e thjeshtë, pasi me fitoren 1-3 në Zvicër është thuajse i kualifikuar kundër Zyrihut. Edhe për Valencian sfida e kthimit me Sëlltikun pritet të jetë një formalitet, pasi skocezët janë mundur 0-2 që ndeshjen e parë. Ndeshje shumë të forta pritet të kenë anglezet e Çelsit dhe Arsenalit. “Topçinjtë” do duhet të përmbysin humbjen 1-0 përballë Bates nëse dëshirojnë të avancojnë në raundin tjetër të Europa League. Ndërsa Çesli në mes të një krize shumë të fortë kërkon sërish fitoren me suedezët e Malmo për ta pasur sadopak si një formë ngushëllimi.

Ndeshje shumë të forta pritet të jenë edhe ato mes Vilarealit dhe Sportingut por edhe Leverkuseni përballë ukrainasve të Kransnodar. Ndeshjet do të luhen si zakonisht në dy orare, pasdite në ora 18:55 dhe në mbrëmje në ora 21:00.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve të Ligës së Europës:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë