Sfida për të prekur rekordin e Kristiano Ronaldos ka pushtuar rrjetet. Në qendër të Londrës është organizuar një lojë. Janë 2 metra e 65 cm që duhet të kapen nga të gjithë kalimtarët në qendër të Londrës dhe shpërblimi është goxha i majmë, plot 10 mijë paund.
E gjithë kjo lojë është nisur nga një kërcim i Kristiano Ronaldo në ndeshjen e Champions League, Real Madrid – Mançester Junajtid, ku portugezi arriti të shënonte në lartësinë 2.65 metra.
Shumë e provuan dhe besuan se mund të barazojnë Ronaldon, por nuk ia dolën, duke humbur kështu edhe 10 mijë paund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.