Futboll

Sfida me Luftëtarin, Mema: Kemi presion, por kërkojmë rezultat pozitiv

Brenda pak ditës Tirana diskuton gjithë sezonin me një ekip të vetëm, Luftëtarin. Në fillim bardheblutë do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për të luajtur gjysmëfinalen e parë me Luftëtarin. Më pas do të presin në shtëpi po Luftëtarin në një ndeshje vendimtare për mbijetesën. Duke folur për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e Tiranës, trajneri bardheblu, Ardian Mema tha se të dyja përballjet janë me një rëndësi jetike për ekipin e tij.

logo hippo

“Luftëtari është ekip shumë i fortë, me mënyrën se si luan më pëlqen shumë. Kam parë video të Luftëtarit këto ditë dhe është një ekip që luan shumë mirë me topin. Do të kemi një kundërshtar shumë të vështirë përpara dhe mendoj që edhe ne kemi bërë përgatitjet tona. Ndeshjet kanë specifikën e vet, pasi është një ndeshje Kupe dhe duhet të mendojmë për dy ndeshje. Po mendojmë për të dyja ndeshjet, pasi të dyja kanë vlerën e vet. E para na çon drejt finales dhe e dyta është për mbijetesën. Është test për të dyja, por specifikat janë të ndryshme nga e para te e dyta.”

Për Memën presioni më i madh është për Tiranën dhe klasifikimi është treguesi më i mirë i kësaj gjëje. Tekniku 48-vjeccar është shprehur se të dyja ekipet luajnë ndryshe nga njëra tjetra, por se e fituar do të dalë ajo që do të jetë më shumë e përqendruar. “Nëse shikojmë Tiranën se si luan, mendoj se nuk kemi diferenca në lojë. Kemi pasur probleme që i kemi evidentuar më herët. Duhet të kemi më tepër përgjegjësi, sidomos drejt portës kundërshtare. Na kanë vënë në presion, por një moment kemi menduar që mund të ishte dhe java jonë. Loja ka episodet e veta dhe ne nuk e patëm përqendrimin e duhur, për sa i përket ndeshjes. Unë shoh ndeshjen në total dhe nuk më rezulton që ekipi ka luajtur keq, pavarësisht se në çfarë pozitash ndodhet. Klasifikimi ta jep vetë presionin.”

Kur foli për objektivin nga kjo ndeshje, Mema nuk kishte dyshime për atë që ekipi i tij kërkon, por se ka për të qenë shumë e vështirë. Tekniku kryeqytetas ka larguar çdo mjegullnajë të situatës që ndodhi 2 vite më parë, duke thënë se Tirana nuk mund të bëjë sërish të njëjtin gabim. “Ne kërkojmë rezultate pozitive dhe kjo gjë nuk diskutohet. Çdo gjë është e mirë ta zgjidhësh te fusha e kundërshtarit, por do të shohim, pasi realisht luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Loja e tyre të vendos në vështirësi, por që edhe ne do ta përgatisim ndeshjen ashtu siç duhet. Nuk mendoj që është e njëjta situatë. Ky është një kampionat shumë i fortë dhe Tirana nuk ka bërë atë që ka bërë vitet e shkuara, duke mos fituar 13 ndeshje. Pavarësisht problemeve kemi fituar ndeshje. Nuk dua të qajmë pikët që kemi lënë, por të shohim që të ngrihemi mbi këto gabime.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë