Treg

Sezoni turistik ‘nisi’ që në mars. Mbi 115 mijë turistë vizituan Shqipërinë

Nga Gazeta 'SI'- Sektori turistik në Shqipëri arriti një rekord të ri gjatë marsit duke treguar se sezoni turistik ka nisur.

INSTAT tregon se numri vizitorëve kaloi shifrën e 115 mijë, me rritje pothuajse 15% nga marsi 2023. Rreth 70% e tyre janë të huaj dhe pjesa tjetër rezidentë.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46% nga marsi 2023 në mars 2024.

Qendra dhe zonat jo-bregdetare ishin rajonet më të vizituara nga turistët në Shqipëri, me rritje 63% dhe 69% respektivisht. 98% e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme, ndërsa interesi për hapësirat në natyrë është zbehur.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17. %, kundrejt 9.6 % që ishte në muajin mars 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17.6 %, kundrejt 10.8 % që ishte në muajin mars 2023.

 Italia, Kosova dhe Gjermania janë vendet që sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë