Futboll

Sezoni i ri, mesazhi i Dukës: FSHF, projekte konkrete dhe risi

Gazeta Si - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është drejtuar sot komunitetit të futbollit me një mesazh në prag të nisjes së sezonit të ri. Superiorja starton e para me sfidën e së premtes Kukësi-Tirana.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Kreu i FSHF-së ka theksuar në fjalën e tij se ky sezon vjen me projekte konkrete dhe risi nga ana e institucionit që ai drejton. Duka veçoi mbështetjen e veçantë që do të ketë sektori i të rinjve, konkretisht me financim ‘cash’ për të rinjtë nga mosha 16 vjeç.

Për përmirësimin e nivelit dhe masivitetin në futboll, FSHF do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë. Sipas Dukës, Superiorja dhe Kategoria e Parë për herë të parë do të sponsorizohen, ndërkohë që ka një tendencë në rritje të të ardhurave nga e drejta televizive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë