Kosova

Serwer: Më vjen mirë që po ofrohen argumente të forta për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas publikimit të një letre nga ESI (European Stability Initiative) ku paraqiteshin disa argumente përse Kosova duhet anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Duke shpërndarë një fragment në Twitter të njërit prej autorëve të letrës, Kristof Bender, Serwer shkruan “më vjen mirë që dikush është duke e ndjekur këtë dhe e kupton më mirë se unë”.

“Për dallim nga Rusia, Kosova ka parë transfere paqësore të pushtetit pas zgjedhjeve të lira. Për dallim nga Rusia, Kosova e pavarur s’ka pasur asnjëherë të burgosur politikë. Për dallim nga Rusia, Kosova asnjëherë s’ka bërë ndonjë luftë. Por, aktivisht është dekurajuar nga anëtarët tjerë kur është në pyetje aplikimi për anëtarësim në KE”, ka shkruar në Twitter Kristof Bender bashkautor i letrës.

“Është e habitshme se sa në mënyrë të ndryshme janë trajtuar Rusia dhe Kosova nga qeveritë e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në vitet e fundit", thuhet në letrën e ESI.

“Në një vizitë në Berlin nga kryeministri i Kosovës në maj 2002, kancelari gjerman Olaf Scholz lavdëroi Kosovën dhe premtoi mbështetjen e Gjermanisë:

Kosova shumë herët ka marrë një qëndrim të qartë për të gjitha çështjet ndërkombëtare, në koordinim me BE-në dhe po mbështet sanksionet kundër Rusisë. Kjo meriton një njohje të madhe… Ballkani Perëndimor i përket Evropës. Në të ardhmen të gjitha vendet e saj duhet t’i përkasin edhe Bashkimit Evropian. Këtu përfshihet sigurisht edhe Kosova, njohjen ndërkombëtare të së cilës Gjermania e ka mbështetur gjithmonë me të gjitha mundësitë e saj dhe vazhdon ta mbështesë”.

Kështu, ashtu si Italia dhe Franca, edhe Gjermania duhet të mbështesë që PACE të vlerësojë nëse janë plotësuar kushtet që Kosova t’i bashkohet organizatës më të vjetër të të drejtave të njeriut në Evropë”, thuhet gjithashtu në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë