Moti

Sërish reshje shiu me stuhi dhe rënie temperaturash

Dita e sotme ka nisur me mot të vranët dhe reshje shiu me stuhi për shkak të masave ajrore të ftohta atlantike. Zona lindore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat sot do të jenë me rënie, zonat malore 14/25 gradë celsius, zona e ulët 16/30 gradë celsius dhe zona bregdetare 19/28 gradë celsius. Era do të jetë e vrullshme me shpejtësi deri 20 metër për sekondë në bregdet, dallgëzimi 4-5 ballë.

Dita e enjte do të vijojë e paqëndrueshme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të përqendruara në zonën veriperëndimore. Temperaturat do të mbeten në këto vlera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë