Futboll

Sërish dyshe me Amir Rrahmanin, Napoli insiston për Marash Kumbullën


Napoli duhet të gjejë një mbrojtës qendre në merkaton e janarit, pas largimit të grekut Kostas Manolas. Drejtuesit janë gati t’i bëjnë një dhuratë trajneri Spaleti dhe ndër emrat e parë në listën e tyre është Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Shtypi italian thuajse çdo ditë shkruan për interesimin e Napolit për lojtarin kuqezi. Së fundi është “La Repubblica” që shkruan se Xhuntoli ka kohë që ndjek situatën e Marash Kumbullës te Roma, pasi kërkon ta marrë atë te Napoli.

Marash Kumbulla me fanellën e Romës. Gazeta Si, 27 dhjetor 2021

Gazeta italiane bën me dije se është e vështirë që kjo lëvizje të bëhet në merkaton e dimrit, sepse Roma kërkon të përfitojë nga largimi i Kumbullës dhe synon shkëmbimin e tij me një lojtar tjetër të një niveli të kënaqshëm. Napoli po ndjek në të njëjtën kohë edhe Nikolò Kazalen e Veronës, një mbrojtës i datëlindjes 1998, që vlerësohet 15 milionë euro nga klubi i tij.

Nëse Kumbulla do të kalonte te Napoli, që e ka kërkuar që në kohën kur luante me Veronën, do të bashkohej sërish me Amir Rrahmanin, mbrojtësi e Kosovës që po bën një sezon të shkëlqyer me Spaletin. Kumbulla dhe Rrahmani ka qenë titullarë te Verona dy sezone më parë dhe paraqitjes shumë të mirë u blenë nga klube më të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë