Analize

Serbia po armatoset. Vuçiç flet për rritjen e tensioneve në Ballkan. Por për çfarë e ka fjalën?

Serbia po armatoset me dronë, avionë luftarakë dhe tanke, për të qënë e përgatitur sipas saj, për përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan. Edhe pse situata në Ballkan paraqitet e qëndrueshme, sidomos pas marrëveshjes së nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit. Tani për tani, presidenti serb flet për tensione dhe përplasje që pritet të vijnë, duke folur për kambana alarmi që duket se për momentin i dëgjon vetëm Beogradi.

“Serbia do të forcojë forcat e saj të armatosura dhe po kërkon të blejë më shumë aeroplanë lufte për shkak të rritjes së tensioneve në Ballkan", tha presidenti serb të dielën, duke habitur shumë nga gazetarët e pranishëm.

Sipas tij, Beogradi po armatoset sepse  Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore po planifikojnë pajisjen me dronë dhe avionë ushtarakë të Kosovës.

"Amerikanët dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur në Ballkan," tha Vuçiç, duke iu referuar Kosovës. Ai tha se SHBA-të kohët e fundit kanë dorëzuar një sërë automjeteve të blinduara në forcat e sigurisë së Kosovës.

Në kundërpërgjigje, Vuçiç njoftoi se është në bisedime për blerjen e dronëve usharakë turq, të cilët po përdoren edhe nga Azerbajxhani në përplasjen e fundit me Armeninë. "Ne do të një marrëveshje me prodhuesin e dronëve Bayraktar, të cilët janë ndër më të përparuarit.," tha Vuçiç. Këto dronë prodhohen nga Kompania Mbrojtëse “Baykar”, e cila është në pronësi të dhëndrit të Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan.

Serbia mësohet se po negocion për blerjen e versionit “TB2” të dronëve të armatosur, të cilët mund të qendrojnë në ajër për orë të tëra duke lëshuar raketa vdekjeprurëse ndaj objektivit. Ai mund të ngjitet në një lartësi prej më shumë se 7 300 metra dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë. Këta dronë janë përdorur po ashtu gjatë ndërhyrjes së Turqisë në Siri, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

https://twitter.com/Selcuk/status/1310320454201217027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1310320454201217027%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fbalkaninsight.com%2F2020%2F10%2F06%2Fserbia-considers-buying-turkish-armed-drones%2F

Ata janë përdorur në Libi për të mbështetur qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare Libiane të njohur nga OKB, dhe ekspertët kanë pohuar se përfshirja e Turqisë në konfliktin Libian ndryshoi rrjedhën e luftës.

Planet e Beogradit për t’u pajisur me dronë luftarakë në vitet e ardhshme, do ta bënin atë deri më tani poseduesin më të madh ushtarak të dronëve në rajon. Është e vështirë të parashikohet se si do të ndikojë armatosja e Beogradit në politikën shpesh nacionaliste të Ballkanit dhe konkurrencën e vazhdueshme për ndikim atje midis Europës, Rusisë dhe Kinës.

Mediat në Beograd shkruajnë po ashtu se para se hynte në bisedime me Turqinë, Serbia i ka kërkuar SHBA-së shpërndarjen e 20 bombarduesve luftarakë në Serbi. Raportet thanë se Uashingtoni nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Beogradit dhe se në rast të një refuzimi, Beogradi ka të ngjarë të blejë avionë sulmues të prodhuar në Rusi.

Ekspertët ngrenë alarmin se rritja e fuqisë ushtarake të forcave serbe mund çojë drejt një garë të rrezikshme armatimesh në rajon. Ambiciet e Serbisë për të ruajtur neutralitetin, duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe duke rritur importet e armëve, mund të riformësojnë qëndrimin e Serbisë, jo vetëm në rajon, por edhe në një farë mase përballë Perëndimit dhe Lindja.

Dronët kinezë në Serbi, Gazeta Si, 2020

Industria serbe e mbrojtjes po rritet dhe po modernizohet dita-ditës, ndërkohë që Beogradi ndërton muskujt e tij ushtarak falë bashkëpunim me Rusinë. Këto blerje ushtarake mbështeten fuqimisht nga politikanët më nacionalistë anti-perëndimorë, të cilët duan të “shndërrojnë” Serbinë në super-fuqinë ushtarake të Ballkanit.

Vendimi për blerjen e dronëve turq vjen vetëm disa muaj pasi qeveria serbe bleu gjashtë dronë luftarakë kinezë, duke u bërë i pari në botë që do të përdorë këto mjete ushtarake pas Kinës.

Dronët Cai Hong (Rainbow) mbërritën më 1 korrik përmes një avioni ngarkese së bashku me tetëmbëdhjetë raketa, duke e bërë ushtrinë serbe t’i afrohet për nga armatimi i asaj kroate.

Vucic ka deklaruar se vlera e këtyre droëve arrin 30 milion dollarë, megjithëse kostoja përfundimtare e nuk është bërë publike. Serbia ka blerë po ashtu dhjetëra avionë nga Rusia.

“Ushtra serbe po modernizohet. Në atë aspekt, neve na mungonte aftësia dhe nuk kishim asnjë mundësi për të konkurruar me vendet më serioze ... Tani për tani kemi 18 raketa dhe do të blejmë më shumë, ato nuk janë të shtrenjta, por këto janë armët më të mira. Kjo u tregua gjatë luftës në Jemen dhe Arabinë Saudite, vetëm me anë të mjeteve ajrore pa pilot, pa viktima njerëzore [përveç atyre që ishin në shënjestër], por rezultatet janë më të fuqishmet dhe ju i jepni goditjen më të rëndë armikut tuaj”, deklaroi Vuçiç, pa sqaruar cilit armik po i referohej.

Dronët kinezë në Serbi, Gazeta Si, 2020

Serbia “zien” ende nga konfliktet e viteve 1990, veçanërisht bombardimet nga NATO në 1999 për shkak të pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Edhe pse ushtria e Serbisë sot çdo vit pjesë në stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe NATO-n, ajo po e shty prej vitesh anëtarësimin në aleancën Veri-Atlantike duke u afruar gjithnjë e më shumë me  Moskën, e cila e mbështeti politikisht gjatë luftës në Kosovë. Beogradi është afruar gjithashtu me Pekinin, veçanërisht në prag të pandemisë, edhe pse kërkon pranimin në Bashkimin Europian.

Serbia është bërë zyrtarisht vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që pajiset me raketa, pasi ka marrë disa muaj më parë dërgesën e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”.

Zyrtarët amerikanë në të kaluarën kanë folur hapur për futjen e sanksioneve kundër Serbisë nëse Moska dërgon më shumë armë në vend, veçanërisht ato që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare të NATO-s.

Në këto kushte, armatosja me armë ruse, kineze dhe tanimë turke e Serbisë nuk ka sesi të mos shikohet me shqetësim në Perëndim dhe midis fqinjëve të Serbisë në Ballkan.

Burimet: "Forbes, "AFP", "B92"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë