Nga Gazeta ‘Si’-Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se vendi i tij është në presion të madh nga Perëndimi, pasi kërkohet që Kosova të shtyhet drejt organizatave ndërkombëtare.
Në një intervistë për median serbe “Pink”, Daçiç tha se vendet perëndimore harrojnë se në 1999 është kryer agresion ndaj Serbisë, për të cilin askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, nën arsyetimin se ka qenë ndërhyrje humanitare.
“Vendi ynë është në një situatë të rëndë. Shtytja politike e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vazhdon dhe për këtë përdoren mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Edhe më herët Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Europës, për miratimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai e cilësoi një vendim të tillë skandaloz dhe të turpshëm dhe tha se vendimi shkel të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.