Sociale

Serbia mbyll kufijtë për mallrat e Kosovës, Rama i kërkon Vuçiçit të ngrejë traun

gazetasi

Prej më shumë se 24 orësh, autoritetet serbe kanë mbyllur doganat për kamionët me mallrat që hyjnë nga Kosova për në drejtim të Serbisë, me arsyetimin se masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Në lidhje me këtë vendim të Beogradit, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të ngrejë traun, pasi siç thotë ai, armiku i pakufi nuk luftohet duke mbyllur kufijtë.

“Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!”, shkruan Rama në Twitter.

Në dy postime të njëpasnjëshme, Rama i lutet Vuçic që të ngrijë traun për kamionët. “Le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë