Kosova

Serbia kërkon në Bruksel Asociacion me kompetenca ekzekutive

Pas një muaji, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takimin e pars në Bruksel , ku Beogradi duket se ka kërkuar formimi e Asociaconit të Komunave Serbe, me kompetenca ekzekutive.

Në njoftimin e saj, qeveria e Kosovës thotë se gjatë takimit u diskutua për zgjidhjen e mundshme të pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Por drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

c, i cili po merr pjesë në këto takime në emër të palës serbe, u tha mediave në Bruksel se gjatë takimit të së enjtes ata ngritën çështjen e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, dhe këmbëngulën në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, "është e nevojshme për vazhdimin e dialogut, por edhe për ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve".

"Pa formimin e Asociacionit, ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet OJQ (Organizatë Joqeveritare), nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive", tha Petkovic.

Sipas tij, duke formuar një Asociacion i komunave me shumicë serbe, populli serb në Kosovë mund të "ushtrojë të drejta kolektive që nuk i gëzon tani".

Ai shtoi se është diskutuar edhe për pronat dhe pretendimet financiare, çështje këto që janë diskutuar edhe në takimin e kaluar.

"Kemi diskutuar për pronat dhe pretendimet financiare për të cilat kemi këndvështrime të ndryshme, por megjithatë të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre", tha Petkoviq.

"Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t'i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite", shtoi Petrovic.

Shefi i delegacionit serb tha se në mënyrë që të normalizohen më tej marrëdhëniet, është e nevojshme të diskutohen "shumë çështje të tjera që nënkuptojnë kompromis".

"Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës. Por, që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për ne", shtoi ai.

Delegacioni i Kosovës u përfaqësuanga Skender Hyseni, koordinator për dialogun me Serbinë.

Formimi i Asociacionit është arritur me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013. Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për Asociacionin ndërkohë që Kosova e konsideron si çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Asociacioni i Komunave Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, Mitrovicën e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjes, objektivat kryesore e Asociacionit janë: vështrimi i plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; fushën e arsimit; përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovimi i masave për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë