Ekonomi

Serbia investon 5.5 mld euro për të përballuar impaktin nga koronavirusi

Presidentit Aleksandar Vuçiç tha se Serbia planifikon të ofrojë rreth 5.5 miliardë euro në kredi dhe subvencione për bizneset për t’i ndihmuar ato në përballjen me impaktin negativ.

Shteti gjithashtu do të bëjë pagesa një-herëshe prej rreth 100 eurosh për secilin qytetar mbi 18 vjeç, që në total i bie të jenë rreth 5 milionë njerëz.

Ky program rimëkëmbjeje që presidenti e anoncoi të dielën do të çojë në një rritje të defiçitit këtë vit që do të mbulohet më pas përmes rezervave financiare dhe huasë. Defiçiti është parashikuar të jetë rreth 0.3% e prodhimit të brendshëm.

Gjer tani rreth 13 njerëz kanë vdekur në Serbi nga një popullsi prej 7 milionësh nga koronavirusi dhe 741 janë infektuar. Për t’i bërë ballë përhapjes së koronavirusit Serbia mori masa shumë të rrepta duke përfshirkë këtu shpalljen e gjendjes së emergjencës për vendin e saj dhe izolim gjatë natës për të gjithë qytetarët e saj.

Nën planin e rënë dakort me FMN-në (Fondin Monetar Ndërkombëtar) borxhi publik i Serbisë nuk duhet që të kalojë 60% të GDP-së nga 52.4% që ishte në fund të 2019-ës, sipas Presidentit Vucic në një deklaratë për një kanal televiziv në Beograd Prva TV.

Banka Qëndrore e Serbisë

Rezervat në valutë të Serbisë janë 13.458 miliardë euro, 236 milionë euro më pak se një muaj më parë.

Ekonomia e vendit do t’a humbasë objektivin e saj të 2020-ës prej 4% te rritjes ekonomike e do të përballet me një reçesion por Vuçiç në një deklaratë shtypi për popullin serb u shpreh se “Serbia do të rimarrë veten e do të ketë rritje ekonomike në 2021-shin”

Në një fond të posaçëm për të ndihmuar rimëkëmbjen e vendit, bankat lokale priten që të hedhin rreth 2 miliardë euro e Fondi për Zhvillimin e Serbisë rreth 200 milionë euro.

Nën planin e rimëkëmbjes ekonomike Serbia do të marrë disa masa si psh emetimin e obligacioneve për të ndihmuar firmat e mëdha duke përfshirë këtu operatorin celular shtetëror Telekom Srbije telecom, prodhuesin e enrgjisë Elektroprivreda Srbije dhe linjën e fluturimeve Air Serbia JAT.UL
Javën e kaluar kompania e vlerësimit të riskut të huamrrjeve të vendeve të ndryshme në botë Fitch Ratings e vleresoi Serbinë me BB+, që ka pasur prej kohësh, pavarësisht riskut ekonomike që mund t’i kanoset vendit nga koronavirusi.

Presidenti Vuçiç u shpreh se vendi i tij do të shpenzonte dhe rreth 700 milionë  euro për të paguar rrogat minimale prej $ 288.58 të punonjësve të SME-ve si dhe do të lejonte për to vonesa në pagesat e taksave për plot tre muaj pas mbarimit të gjendjes së emergjencës për të shmangur humbjet e pozicioneve të punës.

“Në dëshirojmë të nxisim likuiditetin të firmave të vogla...të secilës parukeri, furre buke, shoferi taksie etj”, shprehet Vuçiç.

Për të absorbuar impaktin ekonomik të shkaktuar nga  koronavirusi, banka qëndrore e Serbisë vendosi të ulë normat e saj të interesit në 1.75% si dhe organizimin e ankandeve të kontratave SWAP për të rritur likuiditetin në tregun ndërbankar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë