Kosova

Serbët shtojnë numrin e kamionëve, vazhdon bllokada në Veri të Kosovës

Bllokada në Veri të Kosovës ka vazhduar për të katërtën ditë radhazi, pasi serbët kanë shtuar numrin e kamionëve në kufirin me Serbinë, duke kundërshtuar vendosjen e targave të përkohshme të Kosovës.

Rrugët kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara, pas një nate tjetër të qetë që kaloi pa incidente.

Serbët lokalë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në të dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta.

Kolona është e gjatë rreth 3 kilometra e gjysmë, derisa sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, pasi gjatë natës është shtuar numri i kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda me të cilat është bllokuar rruga.

Në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, por që deri tani nuk ka pasë asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme me thirrje e këngë nacionaliste nga serbët që po protestojnë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të tërhiqet nga zbatimi i reciprocitetit për targat me Serbinë, ndërkohë që Beogradi zyrtar bën thirrje për tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë