Ka ndodhur

Sekuestrohen rreth 495 mijë euro të padeklaruara në doganën e Muriqanit

Një sasi e madhe prej 494.785 eurosh është sekuestruar në Shkodër në dopganën e Muriqanit. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R.R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, policia gjeti të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat i dyshuari nuk i kishte deklaruar.

Policia ka sekuestruar menjëherë shumën e parave në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që 56-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë