Ka ndodhur

Sekuestrohen rreth 25 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kapshticës

Një sasi e padeklaruar parash prej 24.980 euro është sekuestruar në doganën e Kapshticës në dalje të Shqipërisë me destinacion Greqinë.

Shuma monetare ka qenë në posedim të shtetasit F.R., 35 vjeç nga Pogradeci dhe nuk ishte deklaruar tek autoritetet doganore. Paratë ishin fshehur në makinën tip “Opel” të 35-vjeçarit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë