Gazeta Si – Pronat dhe pasuritë e Emiljan Shegës, trafikant droge në Britani do t’i kalojnë përfundimisht shtetit shqiptar.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli vendimin pas ankesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më herët, pronat e tij ishin bllokuar nga OFL.
Bëhet fjalë për një apartament dhe 5 sipërfaqe toke në pronësi të Shegës, i arrestuar dhe i dënuar me 10 vite burg si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milionë paund.
Lënda narkotike asokohe u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilim, mbi të cilin ishte vendosur edhe një divan me qëllim maskimin e tyre.
Vendimi për konfiskimin është marrë nga trupa gjykuese me Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare).
Pasuritë e konfiksuara
1.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të Emiljan Shegës;
2.Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;
3.Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;
4.Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;
5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;
6.Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.