Ekonomi

Sejko:Normat e interesit dhe objektivi i inflacionit nuk ndryshojnë. Qeveria të fokusohet në financat publike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sejko njoftoi se normat e interesit do të vazhdojnë të mbahen në nivelin e 0.5% deri në një vendim të dytë.

Të pandryshuara vazhdojnë të mbesin edhe  normat e depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht me 0.1% dhe 0.9%.

Z.Sejko në konferencë njoftoi se edhe inflacioni do të vazhdoi të mbetet nën monitorim të objektivit 2%, duke e cilësuar si të qëndrueshëm gjatë muajit të shkuar, por të pamjaftueshëm.

Rritja  e pagave dhe kostove të prodhimit, bashkë me ecurinë e çmimeve do të jenë faktorë mbështetës të kthimit të inflacionit objektiv.

"Papunësia rezulton akoma nën nivelin e vitit 2019. Shpenzimet kanë qenë më të larta se të  ardhurat, ndonëse u rritën me 37% në raport vjetor. Kredia për sektorin privat u rrit me 7.7%, e fokusur tek ajo për qëllime investimi dhe për banesa. "

Guvernatori tha se BSH pret rikthim të vëmendjes së qeverisë në financat publike dhe përmirësim të reformave strukturore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë