Ekonomi

Sejko: Rritja e çmimeve dhe problemet në konsolidimin fiskal përbëjnë rrezik për inflacionin. Normat nuk ndryshojnë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tregoi në një konferencë për shtyp, se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar se politika monetare është e përshtatshme në kushtet në të cilat është ekonomia.

Sejko tha se BSH-ja do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 0.5%.

“Këshilli Mbikëqyrës do të kërkojë një rishikim të politikës monetare duke përshpejtuar procesin e normalizimit të saj, apo duke e shtyrë në kohë dhe e ngadalësuar.”

Guvernatori i BSH-së shtoi se rritja e shpejtë dhe e gjatë e çmimeve, ritmi i ngadaltë i konsolidimit fiskal dhe rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë botërore, përbëjnë rrezik për inflacionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë