Ekonomi

Sejko: Rimëkëmbja ekonomike nuk është e plotë dhe e konsoliduar. Normat mbeten të pandryshuara

Guvernatori i Bankës s Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për shtyp mbi politikat monetare, tha se rritja ekonomike e vendit pritet në nivelet e 5% pas dëmit të shkaktuar nga pandemia vitin e kaluar.

Në fjalën e tij, Guvernatori tha se momentalisht, rimëkëmbja ekonomike nuk është e plotë dhe e konsoliduar. Pasojat e pandemisë janë akoma të pranishme, rënia e kërkesës, ulja e punësimit dhe rritja e papunësisë.

Pas rënies së inflacionit në 0.9% në janar 2021, gjatë muajve të tjerë ai qëndroi në  nivelin e 1.5% kur objektivi i BSH-së është në nivelin e 3%.

Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se kjo ecuri pasqyron: (i) fleksibilitetin e ekonomisë shqiptare dhe qëndrueshmërinë e sistemit të saj financiar; (ii) mbështetjen e siguruar nga stimuli monetar, financiar dhe fiskal; si dhe, së fundmi, (iii) reduktimin e kufizimeve dhe rritjen e besimit në përgjigje të procesit të vaksinimit.

BSH-ja ka vendosur që të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë