Ekonomi

Sejko: Nuk ndryshon norma e interesit. Rritja e pagave, presion mbi inflacionin

Nga Gazeta 'SI' - Norma bazë e interesit nuk ndryshon dhe do të vijojë të jetë 3.25%, ndonëse inflacioni mbetet rreziku kryesor për ekonominë.

Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sot përmes një konference për mediat. Ai shtoi se rritja e pagave në nivel kombëtar është një presion i shtuar për inflacionin në vend, si pasojë e një konsumi të shtuar.

“Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi punëtore, po mbajnë të lartë inflacionin. Rritja e normës bazë ka ndikuar në rritjen e interesave në tërësi. Kursi i këmbimit ka pasur forcim të fortë kundrejt lekut. Forcimi i lekut ka qenë më i fortë në tremujorin e tretë. Forcimi i kursit ka dhënë ndikim në uljen e inflacionit të importuar. Ekonomia do të rritet nga nxitja e konsumit, investimet dhe shërbimet. Rritja do ngadalësohet në 2024, por do të vijojë rritjen në vitet që vijnë. Norma bazë e interesit nuk ndryshon, mbetet në 3.25%. Por theksojmë se inflacioni është rrezik për stabilitetin ekonomik, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në të ardhmen”, u shpreh Sejko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë