Ekonomi

Sejko: Do të ndërhyjmë nëse ekonomia përkeqësohet prej pandemisë

Ekonomia shqiptare është goditur shumë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë dhe nëse situate epidemiologjike do të përkeqësohet e shoqëruar me faktorë të tjerë negativë, Banka e Shqiëprisë do të ndërhyjë duke lehtësuar më tej politikën monetare.

Por aktualisht Banka Qendrore e vlerëson si të përshtatshme  qëndrimi aktual të politikës monetare , prandaj ka vendosur të mbajë të pandryshueshëm normën bazë të interesit të lekut prej 0,5 %.

Guvernatori Gent Sejko në konferencën rutinë theksoi se  Ekonomia e vendit është  ngadalësuar për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kulmi i ngadalësimit ka qenë në tremujorin  e dytë e rritja negative do të vijojë  edhe në gjysmën e dytë të vitit.

Por sipas guvernatorit  janë krijuar premisa për rekuperim të ngadaltë të periudhës në vijim në 2021.

Në gjysmën e dytë të vitit dhe gjithë vitin 2020 parashikohet sipas Sejkos, rënia e aktivietetit, ulja e punësimit dhe rritja e papunësisë, rritja e deficitit dhe e borxhit.

“Këshilli Mbikqyrës vlerëson se efekti i pandemisë do të vijojë të reduktohet ngadalë”- tha guvernatori.

Duke folur për masat e marra s inga qeveria, ashtu edhe Banka Qendrore, Sejko vlerësoi se politika fiskale ka mundësuar rritjen e shpenzimeve korrente në rritje të alokimit të fondeve për përballimin e pasojave të krizës, garancitë  sovrane dhe investimet publike si pasojë e tërmetit dhe rritjes së kërkesës agregate.

Po ashtu edhe  BSH ka ulur normat e interesit dhe nxitur likuiditetin.

Kredia në sektorin privat është rritur në tremujorin e dytë duke mbështetur familjet me likuiditet në këtë krizë.

Vijimi i kësaj përqasje pozitive të sistemit bankar ndaj kredisë, tha Sejko, do të jetë parakusht i nevojshëm për rekuperimin e ekonomisë në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë