Ekonomi

Sejko: Borxhi i lartë publik vështirëson stabilitetin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se ruajtja e stabilitetit ekonomik në vend është bërë më e vështirë si pasojë e nivelit relativisht të lartë të borxhit publik.

forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, Sejko tha se kjo situatë, ku është goditur oferta e kushtëzon ndikimin e politikës monetare dhe se shenjëstrimi i çmimeve apo kursit të këmbimit, nuk gjejnë zbatim në rastin e Shqipërisë.

Më tej, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor në mandatin e saj stabilitetin e çmimeve të ndjekur nga stabiliteti financiar. Si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar dhe institucioneve jobankare, Banka e Shqipërisë në mënyrë të nënkuptuar ka si detyrë të ruajë stabilitetin financiar në çdo kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë