Kombetarja

Seferi llogarit 6 pikë pas Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Mitajn e pushtojnë emocionet

Gazeta Si – Kombëtarja ka hyrë tashmë në javën anti-Moldavi, në përgatitjet specifike të kësaj ndeshjeje, e dyta në kualifikueset për Europianin 2024. Për kuqezinjtë fitorja është e domosdoshme, nëse duan të mbajnë gjallë shpresat e një kualifikimi të mundshëm.

Në konferencë shtypi dolën sot sulmuesi Taulant Seferi dhe mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, të dy lojtarë që luajnë me klube lindore, i pari në Ukrainë dhe i dyti në Rusi. Ish-sulmuesi i Tiranës theksoi mes të tjerash se dy ndeshjet e radhës duhen fituar patjetër.

“Duhet të jemi shumë të përqendruar në çdo ndeshje, sepse nuk janë të lehta dhe na krijojnë vështirësi. Trajneri na përcjell pozitivitet gjithmonë, tani kemi më shumë kohë me të, njihemi më mirë. Do ta analizojmë kundërshtarin dhe ditën e ndeshjes do të jemi maksimalisht të përgatitur.

Sulmi? Sezoni im ka shkuar shumë mirë. Në stërvitje shoh harmoninë e grupit, bashkëpunimin mes lojtsafëve. Trajneri ka idetë e veta, me cilin do ta fillojë ndeshjen, ne na ngelet të japim çdo gjë në fushë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, duhet të ruajmë energjitë. Fokusi është te Moldavia, që duhet ta fitojmë. Na duhet të marrim 6 pikët pas këtyre ndeshjeve dhe për këtë sigurisht që na duhen golat”, - tha Seferi në konferencë.

Reagimi i Mitajn ne konference. Gazeta Si, 12 qershor 2023

Kur erdhi momenti i pyetjeve për Mitajn, futbollisti me origjinë nga Shkodra është pushtuar nga emocionet, duke e pasur të vështirë të shprehet. Ai iu përgjigj vetëm pyetjes së parë dhe pastaj e kishte të pamundur të fliste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë