Moti

Nga e mërkura, temperatura të ulëta e reshje bore

Ballkani verilindor duke nisur nga dita e mërkurë do të përfshihet gradualisht nga ajri i ftohtë polar i cili do t’i afrohet vendit tonë dhe Kosovës duke sjell rënie të temperaturave.
Ditën e mërkure do të dominojë mot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por temperaturat do të vijojnë me rënie. Në zonat malore termometri do të zbresë deri në -7 gradë celsius, në zonat e ulëta -3 gradë, në bregdet 2 gradë në mëngjes, edhe mesdita do të jetë e ftohtë ku temperatura maksimale nuk do t’i kaloje 12 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.   

Ndërsa ditën e enjte vendi do të përfshihet nga masa ajri të ftohta me origjine polare të cilat do të sjellin reshje bore intensive në verilindje dhe juglindje deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Reshjet e borës do të vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. Ndërsa në fundjavë do të afrohen masa ajri të ngrohta mesdhetare të paqëndrueshme duke rikthyer reshjet e shiut në të gjithë vendin dhe rritje të temperaturave duke i ulur deri në 16 gradë celsius vlerën më të lartë në bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë