Shkencë

Së shpejti bota nuk do të ngopet dot me kafe!

Shkencëtarët kanë kryer për herë të parë një studim mbi kafenë, duke ngritur alarmin se se 60% të bimëve të kafesë janë drejt zhdukjes.

Më shumë se 100 lloje bime kafeje rriten në pyje, duke përfshirë dy bimët që përdorenpër kafen që pimë. Shkencëtarët thonë se këto shifra janë alarmante, pasi kafja e egër është thelbësore për ruajtjen e kulturës globale të kafesë.

"Nëse nuk do të ishte për bimët e egra të kafesë, ne nuk do të kishim mjaftueshëm kafe për të pirë në ditët e sotme," thotë studiuesi Aaron Davis. "Nëse bazohemi tek historia e kultivimit të kafesë, duhet te theksojmë kemi përdorur lloje të egra për të krijuar kulture kafen që kemi sot”.

Mbledha e Arabicas në malësitë e Etiopisë

Hulumtimet e botuara në revistën "Advances for Science" zbuluan se masat e marra nga shkencëtarët ishin "të pamjaftueshme" për të ndaluar zhdukjen e kafesë së egër, duke përfshirë edhe ato që konsideroheshin "kritike" për prodhimin afatgjatë të kafesë globale.

Studimi zbuloi se 75 lloje bimësh të egra janë në rrezik zhdukjeje dhe se vetëm 35 prej tyre nuk janë nën kërcënim. Për më tepër, u konstatua se 28% e specieve të kafesë të egra rriten jashtë zonave të mbrojtura nga shkencëtarët.

Një studim i dytë, në “Global Change Biology”, zbuloi se edhe kafja e egër “Arabica” është në rrezik zhdukjeje për shkak të ndryshimeve klimatike. Rritja e kësaj kafeje ka gjasa të zvogëlohet me 50% deri në vitin 2088 për shkak të pasojave të ndryshimeve klimatike.
Etiopia është shtëpia e kafesë Arabica, ku kjo bimë rritet natyrshëm në pyjet malore.

Kafe vjen në shumë varacione, por mbështetet në dy lloje bimesh

"Duke pasur parasysh rëndësinë e kafesë Arabica në Etiopi dhe në botë, ne duhet të bëjmë çmos për të kuptuar rreziqet me të cilat përballet kultura e kafesë ", thotë studiuesei britanik Tadesse Woldemariam Gole,.

Çfarë është kafja e egër dhe pse na nevojitet?

Shumë njerëz që pinë kafe nuk janë në dijeni se ne përdorim vetëm kokrrat e kafesë nga dy lloje bimësh, Arabica dhe Robusta. Globalisht, rreth një në pesë bimë është në rrezik zhdukjeje, shifër e cila arrin deri në 60% për kafen e egër. Në rrezik zhdukjeje janë po ashtu gjysma e llojeve të çajit të egër, 6% e lajthive dhe 9% e fistikëve.

Kafeja e egër

Pjesa më e madhe e kafesë të egër rritet në pyjet e largëta të Afrikës dhe në ishullin e Madagaskarit. Përtej Afrikës, kafja e egër gjendet edhe në klimat tjera tropikale, duke përfshirë pjesë të Indisë, Sri Lanka dhe Australi.

Zhdukja e bimëve të egra të kafesë është alarmante, pasi shumica e shkencëtarëve kishin parashikuar se që këto bimë të ktheheshin gjenetikisht me kultura të kultivuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë