Kosova

Schwarz: Ajo që ndodh në kufi me Kosovën të kujton çka ndodhi në Ukrainë, Putini po përzihet

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz vlerëson se ajo çka ndodh në kufirin Kosovë-Serbi i sjel ndër mend ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Deputeti gjerman kërkoi se në lidhje me këtë Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga Bashkimi Evropian.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën të kujton atë që ka ndodhur në vitin 2022 në kufirin me Ukrainën. Putin sigurisht që përzihet në këtë. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani, këtu është diplomacia”, shkroi Schwarz.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë