Kosova

Scholz mesazh Kurtit: Themelimi i asociacionit, i rëndësishëm!

Nga Gazeta 'Si'- Kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa konkrete në themelimin e Asociacionit.

Scholz ka kujtuar gjithashtu rëndësinë e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE, si edhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Më herët, diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë