Një 15-vjeçar është plagosur në Sarandë këtë paradite. Ngjarja ndodhi në rrugën “Adem Sheme”. Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 15-vjeçari u godit me mjet prerës në shpatull. Për pasojë, u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autor i ngjarjes dyshohet se është 12-vjeçar, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë hetimit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.