Jete & Stil

Sarah Jessica Parker, stilistja e veshjeve të nusërisë, që mund të përdoren çdo ditë

Të e gjithë e mbajmë mend aktoren Sarah Jessica Parker në filmin “Sex and The City”. Emri i saj po përflitet sërish në mëdia, por tani jo në industrinë e filmit, por të modës. Bjonden bukuroshe tani do ta njohim edhe si stiliste. Aktorja e famshme ka hedhur në treg linjën e saj të fustaneve të nusërisë të shoqëruara me këpucët përkatëse.

Ndoshta linja e fustaneve e dizenjuar nga Sarah Jessica Parker nuk mund të jetë e  preferuara juaj, nëse jeni adhurues i fustaneve të nusërisë të stilit “princeshë”.  Veshjet e saj përbëhen nga disa pjesë, që mund të tërheqin vetëm vëmendjen e atyre që kërkojnë një fustan nusërie të thjeshtë, duke nisur nga linjat e pastra deri tek fustanet shumë të veçantë dhe me stil të pazakontë. Përveç fustaneve tradicionale, mund të "kompozohen" edhe veshje nusërie duke kombinuar funde me trupore.

Koleksioni i saj përmban edhe kostume e pantallona dhe pjesa më e madhe e këtyre modeleve janë në dispozicion në disa ngjyra. Ky është një opsion fantastik për të gjitha nuset që nuk po kërkojnë një fustan tradicional, për shoqërueset e tyre apo edhe për këdo tjetër që po kërkon një fustan për një ceremoni martesore.

“Ideja është që ky koleksion martesor të mund të vishet edhe pas dasmës ose nga vajza që nuk kanë ndërmend të martohen, pasi këto veshje mund të pështaten për ceremoni të ndryshme nga një parakalim në “Tapetin e Kuq” deri tek përditshmëria në rrugët e qytetit", ka thënë Sarah Jessica Parker.

Koleksioni është në shitje ekskluzivisht vetën ne dyqane online në SHBA.  Çmimet e veshjeve martesore të Sarah Jessica Parker variojnë nga 400 deri në rreth 2,300 euro dhe ato mund të përshtaten lehtësisht me koleksionin e këpucëve që sigurisht mban firmën e aktores së njohur.

Fustani i nusërisë deri tek gjuri me fjongo në shpinë vjen edhe në versionin trupore, i cili mund të kombinohet me fundet me dantella dhe pupla të koleksionit.

Fustani i nusërisë “tradicional” i koleksionit, fundi i të cilit është zbukuruar me gurë, perla, dantellë dhe pupla.

Pjesa me dentellë e fustanit mund të kombinohet me një kostum me pantallona i përshtatur si veshje nusërie.

Këpucët e fustaneve të nusërisë, pjesë e koleksionit të Sarah Jessica Parker janw me ngjyra, klasike dhe me shkëlqim.

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë