Futboll

Samba-Vllaznia nuk ndalet, merr edhe dy brazilianë të tjerë

Skuadra e Vllaznisë vijon të jetë shumë aktive në merkato dhe sot ka bërë prezantimin e dy lojtarë të tjerë. Klubi shkodran njofton se mesditën e sotme kanë firmosur kontratat dhe janë prezantuar edhe dy blerjet e radhës. Bëhet fjalë për futbollistët brazilianë Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares.

I pari është 30 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë teksa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e një skuadre në Liban. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.

Ndërkohë Wenderson luan si sulmues dhe kryesisht ka luajtur në vendin e tij. Kontratat e këtyre futbollistëve janë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Ndërkohë nga pasditja e sotme, të dy lojtarët janë vënë në dispozicion të stafit teknik duke zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Mësohet se me këto afrime nuk mbyllet merkato e Vllaznisë që deri në fund do të tentojë edhe disa përforcime të tjera. Mirsad Jonuz ka kërkuar disa lojtarë të tjerë, pasi dëshiron që të ketë në dispozicion një stol të pasur përveç ekipit të parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë