Ushqim

Salmon me avokado, mango dhe frut pasioni… Një pjatë ‘e artë’ nga Shef Ernesti

Është recetë “e artë” siç i pëlqen ta quajë Shef Ernest Dedja pjatën që ka propozuar për Gazetasi.al. Kjo sepse ka produkte që përdoren, në vendin tonë janë goxha të shtrenjtë dhe është të kushtueshme që të jenë në një pjatë të gjitha bashkë: Salmon i marinuar me avokado, mango, panxhar, frut pasioni etj.

“Është ajo pjata që bëhet në rastin më të veçantë, prej produkteve, vlerave dhe shijes. Janë të gjitha “të arta”, thotë ai.

Përbërësit:

Salmon

Panxhar

Erëza aromatike

Avokado

Frut pasioni

Mango

Fruta ekzotike

Limon dhe lime

Xhinxher

Përgatitja:

Në një tas vendoset salmoni që marinohet me panxhar, kripë, piper dhe erëza aromatike dhe lihet në frigorifer për minimum 24 orë deri në 72 orë.

Në një tas tjetër marinohet salcë avokadoje me limon, lëkurë xhinxheri, lime, kripë dhe piper. Fruti i pasionit dhe mango vetëm frulohen në blender derisa të bëhen në formën e një salce.

Më pas salmoni vendoset në një pjatë bashkë me salcën e avokados së marinuar dhe salcat e frutit të pasionit dhe mangos.

"Kështu sallata merr ngjyrë dhe shije të përsosur, sidomos tani në verë që kemi nevojë për ushqime të freskëta", thotë Shef Ernesti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë