Politike

Salianji: Votoni PD, nga Korça do të nisë ndryshimi

Partia Demokratike synon të marrë një rezultat rikuperues në qarkun e Korçës, krahasuar me katër vjet më parë.  

Ervin Salianji tha gjatë një takimi me lagjen 14 në Korçë se, ky qark do të nisë edhe ndryshimi për PD.     

“Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi. Nga Korça e bukur, e njerëzve punëtorë e të thjeshtë, do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit, ku do të kthejmë normalitetin, do të hapim vende të reja pune, do të jemi pranë nevojtarëve e do të zgjidhim hallet e tyre.

Në lagjen 14 në Korçë, pashë entuziazëm, pashë dëshirë për ndryshim. Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku.

Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër. Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë