Nga Gazeta ‘Si’- Ervin Salianji i është drejtuar me një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Weber, si dhe përfaqësive diplomatike të vendeve partnere, duke ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në PD.
Në letrën e tij, Salianji shpreh shqetësimin se në PD sipas tij po cenohet demokracia e brendshme, duke përmendur bllokimin e garës për kryetar, mungesën e transparencës, përjashtime të konsideruara arbitrare dhe mosrespektim të statutit të partisë.
Ai thekson se çështja nuk lidhet me një kandidim individual, por me mbrojtjen e standardeve demokratike dhe pluralizmit të brendshëm në partinë më të madhe opozitare në vend.
Sipas tij, në procesin e brendshëm janë evidentuar një sërë problematikash, përfshirë pengimin e kandidaturave, mosfunksionimin e zyrës për dorëzimin e dokumentacionit brenda afateve, si dhe përjashtime pa vendime të argumentuara statutore. Po ashtu, ai ngre pretendime për moszbatim të rregullave që lidhen me përgjegjësinë e drejtimit pas zgjedhjeve parlamentare.
Salianji i kërkon PPE-së një angazhim parimor për të nxitur dialogun e brendshëm dhe respektimin e rregullave statutore në PD duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së standardeve demokratike.
Në fund të letrës, ai rithekson angazhimin e tij për vlerat europiane, shtetin e së drejtës, pluralizmin politik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje