Futboll

Salah te Barcelona në 2023-shin, edhe Di Maria në shënjestër

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, duket i destinuar për të shkuar te katalanasit. Kontrata e tij me Liverpulin skadon në vitin 2023 dhe stacioni i radhës pritet të jetë Spanja.

Edhe një vit pritje, pastaj Salah do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij. Këto janë lajmet që vijnë nga shtypi sportiv britanik. Në ishull shkruajnë se sulmuesi do të largohet nga “Reds” pas 6 sezonesh.

Salah me fanellen e Egjiptit. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Egjiptiani, gjithmonë sipas shtypit britanik, ka zgjedhur fanellën e Barcelonës. Më parë emri i Salah është lakuar shpesh në merkaton e Realit, por duket se ai do të përfundojë te rivalët e Barcelonës.

Katalanasit duan të bëjnë disa përforcime të rëndësishme. Dhe ndërsa për Salah koha pret, për këtë verë emri më i lakuar mbetet ai i Robert Levandovskit, i cili nuk do të rinovojë me Bajernin. Por jo vetëm polaku.

Di Maria me fanellen e Argjentines. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Barcelona synon të afrojë edhe argjentinasin Angel Di Maria. Sulmuesit anësor i ka përfunduar kontrata me PSG-në dhe për të është folur shumë për një kalim te Juventusi. Tani në garë hyn edhe Barcelona, edhe pse bëhet fjalë për një ‘armik”. Di Maria më parë ka luajtur për Realin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë