Rend dhe Ligj

Saimir Tahiri kërkon gjyq pa ndërprerje: Jam ministri më i mirë

Në ditën kur kriza politike po kulmon me përplasje militantësh dhe djegie të ambientesh, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ngjiti shkallët e gjykatës me shpresën se ndaj do të niste seanca e shumë pritur.
Por seanca u shty nga trupi gjykues dhe një vendim i tillë i ka lënë një shije të hidhur ish-ministrit të Brendshëm, cili ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Tahiri ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke u shpreh se “unë kërkova mos ketë vonesë, procesi të shkojë përpara pa humbur kohë, se boll kohë është humbur deri më sot. Ju e dini që të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit me pyetjen”.
Pyetjes së gazetarëve për zgjedhjet nëse do të votojë më 30 qershor, ai u shpreh se s’ka lidhje fare me këtë proces.

Ish-ministri Tahiri, duke hyrë në Gjykatë

“Jam ministri më jetëgjatë dhe më i miri në historinë e pluralizmit. Ti flet më shumë se sa ai që duhet të përgjigjet. E kam boll një gjyq politik nuk kam nevojë të bëj politikë këtu jashtë. Mendova dhe mendoj se nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj se ka shumë të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë, unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Unë jam i vetmi i interesuar për drejtësi. I kërkova gjykatës që mundësisht t’i bëj seancat ditë për ditë. Ka dy vjet që zvarritet kjo histori. Unë jam hetuar personalisht në Itali dhe prokuroria e Antimafias dhe gjykatat e dhanë verdiktin e tyre dhe thanë që Saimir Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori. Ajo karroca është vetëm materialet e Italisë”, deklaroi ish-ministri.

Për Tahirin ky proces është i montuar politikisht dhe për këtë ai thekson se nuk ka pikë dyshimi. Ish-ministri do të përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proçes janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.

 

Më Shumë