Shendet

Sa zgjat mbrojtja nga vaksinat Covid-19? Askush s’e di!

Edhe pse i kemi vaksinat në dispozicion, kemi edhe më shumëpikëpyetje të tjera. Ndër to është: “sa zgjat mbrojtja e vaksinave Covid-19?”. Kjo pyetje bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme, por ende nuk ka një studim që të përcaktojë saktësisht, nëse vaksinat e Covid-19 do t’i marrim përsëri vitin tjetër, nëse Covid-19 do të vijojë të jetë mes nesh, apo vaksinat aktuale na “shpëtojnë”.
Epidemiologët në vendin tonë shpjegojnë se asgjë nuk mund të përcaktohet sepse e ardhmja nuk dihet dhe nuk ka asnjë studim që tregon saktësisht se sa zgjat saktësisht mbrojtja e vaksinave.


Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino i tha Gazetasi.al se nuk dihet me saktësi sa është koha që zgjat mbrojtja.
“Nuk mund të themi 6 muaj, por mendohet të paktën deri në 1 vit, ndërkohë që po bëhen studime edhe për këtë pjesë. Një model për përdorimin e vaksinave mund të jetë si në rastin e gripit, kur mund të kërkohet vaksinim çdo vit, por kjo mbetet akoma për t’u parë sipas të dhënave të studimeve që po kryhen,” shpjegoi Bino.
Ndërkaq, në të njëjtin këndvështrim epidemiologu Alban Ylli i shpjegoi Gazetasi.al se “nuk ka arsye të besojmë se imuniteti nuk zgjat edhe me tepër se gjashtë muaj.”

Të njëjtin këndvështrim ka edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Epidemiologët mendojnë se e ardhmja nuk dihet kështu që nuk mund të përcaktohet saktësisht se si do të vijojë procesi i vaksinave të Covid-19 e siç shpjegon epidemiologu Ylli ngelet për t’u parë nëse do jenë të nevojshme doza shtese/rikujtuese.
Alimehmeti shpjegon se nëse do shohim humbjen e jetës si faktori më i fortë, Pfizer e ka rreth 94%, për grupmoshat e vjetra se aty është studiuar, që është një shifër shumë e mirë. Ndërsa Sinovac, qëështë studiuar në Kili, thotë qëështë 80% efektin në total dhe janë kryesisht të rinj që kanë bërë studimin.
Duke u bazuar në efikasitetin e raportuar të vaksinave mjeku Alimehemeti shpjegon se “nëse popullata mbulohet me Pfizer kemi bindje që e zgjidhim problemin sot për sot”.


Më tej Alimehmeti shpjegon se nëse bëjmë bashkë njerëzit e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar virusin, krijohet një komunitet mirë i mbrojtur. Sipas tij nuk e dimë sa zgjat mbrojtja e atyre që janë vaksinuar nuk e dimë. Por nga ana tjetër mjeku shpjegon se kemi disa baza sa zgjat mbrojtja e atyre që kanë kaluar virusin.
“Duke marrë shembull nga Sars-Cov-1 që është gjëja më e ngjashme mevirusin Sars-Cov-2, themi që këta njerëzit vijojnë ta neutralizojnë Sars-Cov-1 edhe 18 vjet mbrapa. Një studim i fundit në “Science” tregon që antitrupat në gjakun e të mbijetuarve nga Sars-Cov1 vijuan tëneutralizon këtë virus për shumë vite pas dhe interesante ishte që kishin përgjigje të mirëedhe për Sars-Cov-2”, shpjegon eksperti.

Sipas studimeve të ndryshme në revistat shkencore një ndryshim i madh midis koronavirusit që shkakton Covid-19 dhe koronavirusëve të tjerë sezonalë si ai që shkakton ftohjen e zakonshme është se virusi Covid-19 mund të replikohet kudo në trup. Koronavirusët sezonalë zakonisht replikohen vetëm në traktin respirator, kështu është e paqartë nëse Covid-19 do të jetë si koronaviruset e tjera të zakonshme që shkaktojnë vetëm sëmundje të lehtë.
Ndërkaq vendet e mëdha që kanë nisur prej disa muajsh vaksinimin masiv po kujdesen për të siguruar sa më shumë doza edhe për vitin e ardhshëm. Një shembull është Izraeli, i cili ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane “Pfizer” për të blerë miliona doza të vaksinës anti-Covid për vitin 2022. Rreth një muaj më parë kryeministri Benjamin Netanjahu bëri të ditur lajmin, duke shtuar se gjithashtu është rënë dakord për një mundësi për të blerë miliona doza të tjera. Të njëjtën gjë po pretendojnë dhe vende të tjera si SHBA dhe Britania e Madhe, e siç kanë raportuar duhet të jenë të përgatitur për çdo rast. Ndërkohë kompania Pfizer deklaroi të Hënën se do të rriste prodhimin e dozave deri në 4 miliardë vitin e ardhshëm, një rritje nga parashikimi i 3 miliardë që ishte deklaruar më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë