Treg

Sa u kushtoi kompanive ajrore koronavirusi?

Kompanitë ajrore kanë raportuar sot (të enjten) vlerësimet e kostove financiare nga shpërthimi i koronavirusit, i cili ka detyruar këto kompani në të gjithë botën të anullojnë fluturimet drejt Azisë.

Qantas, kompania që bart flamurin e Australisë, raportoi se koronavirusi mund të zvogëlojë fitimin e tij deri në 150 milionë dollarë australianë (100 USD) në gjysmën e dytë të vitit fiskal.

Disa orë më vonë, Air France-KLM tha se virusi mund të ulë të ardhurat e saj deri në 200 milion € (216 milionë dollarë) mes shkurtit dhe prillit.

Industria ajrore globale po përballet me humbje të konsiderueshme financiare pasi dhjetëra kompani fluturimi anuluan ose zvogëluan fluturimet në Azi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sipas analistëve, dëmi ekonomik ka të ngjarë të jetë më i keq sesa iu shkaktua linjave ajrore të goditura në 2003-im prej SARS-it, ku humbjet do të arrinin në 7 miliardë dollarë.
Air France dhe KLM kanë pezulluar fluturimet për në Shanghai dhe Pekin. Qantas tashmë ka anuluar shërbimin e saj për Shanghai deri në fund të majit.

Drejtori i Përgjithshëm i Qantas, Alan Joyce tha të enjten se linja ajrore planifikon të zvogëlojë fluturimet nëpër Azi me 15% deri në fund të majit për shkak të kërkesës së dobët për Hong Kong, Singapor dhe Japoni.

"Ne kemi shumë fleksibilitet në mënyrën se si ne përgjigjemi," tha Joyce gjatë një prezantimi të raportit financiar të kompanisë. "Ne mund t'i zgjasim këto shkurtime, duke i thelluar më tej nëse do të jetë e nevojshme, ose do të mund të shtojmë kapacitetet përsëri."

Raportet e fitimeve

Qantas raportoi fitimin para taksave prej 771 milion dollarë australianë (512 milion dollarë) për gjashtë muajt të përfunduar në dhjetor, një rënie e vogël nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ai gjithashtu njoftoi një blerje të aksioneve prej 150 milion dollarë australianë (100 milion dollarë). Aksionet u rritën gati 6% në Sidnej.

Air France-KLM tha se të ardhurat e saj operative për vitin 2019 ranë në 1.14 miliardë € (1.2 miliardë dollarë) ndërsa rritën kostot e karburantit./cnnbusiness/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë