Sociale

Sa shqiptarë kanë vdekur nga Covid-19 në gjithë botën

Koronavirusi tashmë është përhapur thuajse në të gjithë planetin, duke infektuar 1.536.209 njerëz. Nga pandemia kanë humbur jetën 89.898 persona, ndërsa fatmirësisht 340.188 pacientë janë shëruar.

Si pasojë e pandemisë, më shumë se gjysma e botës ndodhet e izoluar, për të shmangur përhapjen e virusit.

Mirëpo, sa shqiptarë kanë humbur jetën në të gjithë botën nga kjo pandemi e rrezikshme?

Në territorin tonë deri tani janë shënuar 22 viktima, ndërsa në Kosovë janë 6. Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar vetëm 1 shqiptar i vdekur, nga Fieri. Në Itali, deri në datën 25 mars, numëroheshin 9 shqiptarë që kishin humbur jetën nga Covid-19, po 9 edhe në Amerikë.

Ndërsa 1 shqiptar tjetër, ndër viktimat e para jashtë vendit nga koronavirusi, raportohet të ketë humbur jetën në Indonezi. Edhe në Greqi 1 shqiptar ka humbur jetën. Pra deri më tani, të raportuar, në të gjithë botën janë 49 shqiptarë të vdekur nga Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë