Treg

Sa mbetje të ambalazhit plastik riciklon BE?

Në BE gjatë 2017-ës është ricikluar 42% e mbetjeve të ambalazheve plastike. Krahasuar me 2005-ën, riciklimi u rrit me 18 pikë përqindjeje në BE (nga 24% një 2005 në 42% në 2017).

Trendi rritës është vërejtur në nivele të ndryshme në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përveç Kroacisë.

Në 2017-ën, niveli më i lartë i riciklimit të ambalazheve të plastikës rezultoi në Lituani (74%), e ndjekur nga Bullgaria (65%), Qipro (62%, të dhënat e 2016 -ës), Sllovenia (60%), Çekia (59%), Sllovakia (52%) dhe Hollanda (50%).

Në kontrast, më pak se 1/3 e mbetjeve të ambalazheve plastike u riciklua në Maltë (24%, të dhënat e 2016-ës), Estonia, Franca dhe Finlanda (secila 27%), Irlanda (31%), Hungaria (32%), Luksemburgu dhe Austria (33%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë