Treg

Sa dhe pse e përdorin internetin njerëzit në Shqipëri dhe BE

Në 2019-ën, sipas Eurostat 87% e njerëzve mes mosshës 16-74 vjeç në BE raportuan se e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit. Kurse në Shqipëri. Sipas INSTAT, 68.6% njerëzit e kësaj moshe kanë deklaruar se e përdorin internetin në Shqipëri.

Në BE masa e përdorimit varion nga 98% në Suedi në 68% në Bullgari.

Përdorimi i internetit është rritur në mënyrë mararmendëse ndër vite - në 2007 ai qëndronte në nivelin e 57% dhe më 2013 më 75% në BE.

Teksa në vendet e BE-së interneti përdoret më së shumti për të dërguar dhe marrë e-maile (75%), në Shqipëri njerëzit e përdorin internetin për të kërkuar informacion për mallrat dhe shërbimet(50,2 %), marrja ose dërgimi i e-mail-eve (32,5 %) dhe parja e filmave (38,2 %).

Interneti në vendet e BE-së është përdorur kryesisht për të dërguar / marrë e-maile (75%), për të gjetur informacione për mallra dhe shërbime (68%), për mesazhe (67%) dhe për të lexuar lajme në internet (63%). Shumica e njerëzve e përdorën gjithashtu internetin për të përdorur lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjete sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe për të telefonuar. (52%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë